Gjatë dy dekadave të fundit, teknologjia zuri vend të rëndësishëm në jetën tonë . Ndalu një moment dhe mendo! Sa faqe në rrjetet sociale i ke të hapura në pajisjen tënde ? Apo, sa foto ekrani 'screenshots' i ke bërë? A e ke përfshirë atë që po e lexon tani? Pajisjet teknologjike e kanë ndryshuar mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe madje se si zgjohemi në mëngjes. Komunikim në jetën tonë do të ishte i panjohur për punëtorët e së kaluarës për shkak të postës elektronike, video-konferencave, tab letëve, kompjuterëve, laptopëve dhe inovacioneve të tjera të fundit. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë koha jonë personale po varet nga pajisjet tona (telefonat e mençur 'smartphones') që i mbajmë afër nesh për çdo ditë. Por, a e kemi arritur pikën më të lartë të përdorimit të teknologjisë?- Vështirë. Risitë që sjellin lidhjet e vazhdueshme e fushave të ndryshme në përdorimin e TIK-ut (teknologjia e informacionit dhe komunikimit) në internet na bën të lidhemi edhe më sh...