Gjatë dy dekadave të fundit, teknologjia zuri vend të rëndësishëm në jetën tonë.
Ndalu një moment dhe mendo!
Sa faqe në rrjetet sociale i ke të hapura në pajisjen tënde?
Apo, sa foto ekrani 'screenshots' i ke bërë? A e ke përfshirë atë që po e lexon tani?
Pajisjet teknologjike e kanë ndryshuar mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe madje se si zgjohemi në mëngjes. Komunikim në jetën tonë do të ishte i panjohur për punëtorët e së kaluarës për shkak të postës elektronike, video-konferencave, tabletëve, kompjuterëve, laptopëve dhe inovacioneve të tjera të fundit. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë koha jonë personale po varet nga pajisjet tona (telefonat e mençur 'smartphones') që i mbajmë afër nesh për çdo ditë.
Por, a e kemi arritur pikën më të lartë të përdorimit të teknologjisë?- Vështirë.
Risitë që sjellin lidhjet e vazhdueshme e fushave të ndryshme në përdorimin e TIK-ut (teknologjia e informacionit dhe komunikimit) në internet na bën të lidhemi edhe më shumë me teknologjinë dhe të jemi gjithnjë në pritje të diçkaje edhe më atraktive që del në pah për çdo ditë.
Teknologjia na fuqizon ne të bëjmë atë që duam ta bëjmë dhe na lejon të jemi kreativ dhe produktivë. Të themi shkurt, teknologjia na ofron mundësin ta shfaqim potencialin tonë.
Përdorimi i TIK-ut po rritet dita ditës, të gjithë ne jemi të varur dhe përdorim teknologji për të kryer detyra të ndryshme në jetën tonë. Teknologjia është duke u zbatuar në pothuajse çdo fushë të jetës sonë. Pak ka rëndësi se në cilën fushë veprojmë ne- shëdetësi, edukim apo biznes, teknologjia është e dobishme në një mënyrë të caktuar. Fakti që tanimë përdorimi i teknologjisë është i pashmangshëm në rutinën tonë dhe duhet të mësojmë se si të përdorim në mënyrë adekuate, të rëndësishme dhe të rekomanduar. Çdo ditë ka diçka të re që del në tregun virtual, teknologjia po ndryshon, ajo që funksionon sot nuk mund të mbetet atraktive nesër, na duhet të mësojmë se si t'i pranojmë dhe t'i përdorim ato në jetën tonë të përditshme.
Teknologjia ka ndihmuar në rritjen e edukimit virtual dhe mësimit në distancë. Përdorimi i teknologjisë në internet ka mundësuar mësimdhënësit të komunikojnë me nxënësit përmes postës elektronike. Shumë nxënës nga vendet në zhvillim janë duke përdorur teknologjinë e për të qenë pjesë e kurseve të avancuara të arsimit. Shumë universitete dhe kolegje kanë adaptuar kurset që ata ofrojnë duke krijuar klasa virtuale në internet. Mësimi virtual në internet është fleksibil dhe i përballueshëm, nxënësit mund të ndjekin kurset gjatë kohës së tyre të lirë dhe ata gjithashtu mund të kenë një shancë për të qenë në klasë me nxënësit e tjerë pa marrë parasysh prejardhjen e tyre.
Teknologjia nuk mund të zëvendësojë mësimdhënësit. Parimi kryesor i përdorimi i TIK-ut në arsim është të aftësojë nxënësit të mësojnë përmes përdorimit të veglave teknologjike.
TIK-u në arsim nuk është të kesh pajisje të shtrenjta. Por, bëhet fjalë për përdorimin e TIk-ut në procesin arsimor. TIK-u duhet të përmirësojë procesin mësimor dhe të synojë përmirësimin e nivelit të arritshmërisë së nxënësve.
Teknologjia duhet të lehtësojë dhe nxisë mësimin individual. Nxënësit duhet të përdorin teknologjinë për të mësuar vetë me ndihmën e burimeve arsimore në internet duke mos e anashkaluar mësimdhënësit.
Teknologjia e informacionit dhe komunikimit është si një monedhë e cila ka anët pozitive dhe negative. Ne duhet të vendosim kriteret pse dhe si duam ta përdorim TIK-un në mësimdhënie që të bëj më artaktive punën e mësimdhënësit në klasë. Përdorimi i teknologjisë me orë të tëra për shfrytëzimin e mediave sociale duhet të shmanget dhe të gjejmë mënyra të ndryshme për të përfituar maksimalisht në zhvillimin profesional. Nëse e përdorim atë për gjëra pozitive, do të ketë efekt pozitiv në jetën tonë dhe anasjelltas. Askush nuk do të kundërshtojë zhvillimin e teknologjisë në asnjë fushë, por zhvillimet duhet të jenë në një mënyrë pozitive në arsim dhe nuk duhet të kenë ndonjë ndikim negativ në gjeneratat e tanishme apo të ardhshme.
SHTOJCË:
Në këtë varg të artikujve do të përfshihen edhe shumë pikëpamje të ndryshme për TIK-un në arsim.
Pjesa e parë ishte ta kuptojmë konceptet bazë se çka është teknologjia në arsim. Do të kemi edhe shumë pjesë tjera ku do të mundohemi t'i bëjmë sa më të qarta për të gjithë duke i prezantuar në mënyra të ndryshme. Këto janë disa nga temat:
Për pyetje, komente apo edhe sygjerime ju lutem të më shkruani poshtë tek pjesa e komenteve apo edhe në emailin tim erzakelmendi2@gmail.com.
Falemnderit!
Ndalu një moment dhe mendo!
Sa faqe në rrjetet sociale i ke të hapura në pajisjen tënde?
Apo, sa foto ekrani 'screenshots' i ke bërë? A e ke përfshirë atë që po e lexon tani?
Pajisjet teknologjike e kanë ndryshuar mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe madje se si zgjohemi në mëngjes. Komunikim në jetën tonë do të ishte i panjohur për punëtorët e së kaluarës për shkak të postës elektronike, video-konferencave, tabletëve, kompjuterëve, laptopëve dhe inovacioneve të tjera të fundit. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë koha jonë personale po varet nga pajisjet tona (telefonat e mençur 'smartphones') që i mbajmë afër nesh për çdo ditë.
Por, a e kemi arritur pikën më të lartë të përdorimit të teknologjisë?- Vështirë.
Risitë që sjellin lidhjet e vazhdueshme e fushave të ndryshme në përdorimin e TIK-ut (teknologjia e informacionit dhe komunikimit) në internet na bën të lidhemi edhe më shumë me teknologjinë dhe të jemi gjithnjë në pritje të diçkaje edhe më atraktive që del në pah për çdo ditë.
Teknologjia na fuqizon ne të bëjmë atë që duam ta bëjmë dhe na lejon të jemi kreativ dhe produktivë. Të themi shkurt, teknologjia na ofron mundësin ta shfaqim potencialin tonë.
Përdorimi i TIK-ut po rritet dita ditës, të gjithë ne jemi të varur dhe përdorim teknologji për të kryer detyra të ndryshme në jetën tonë. Teknologjia është duke u zbatuar në pothuajse çdo fushë të jetës sonë. Pak ka rëndësi se në cilën fushë veprojmë ne- shëdetësi, edukim apo biznes, teknologjia është e dobishme në një mënyrë të caktuar. Fakti që tanimë përdorimi i teknologjisë është i pashmangshëm në rutinën tonë dhe duhet të mësojmë se si të përdorim në mënyrë adekuate, të rëndësishme dhe të rekomanduar. Çdo ditë ka diçka të re që del në tregun virtual, teknologjia po ndryshon, ajo që funksionon sot nuk mund të mbetet atraktive nesër, na duhet të mësojmë se si t'i pranojmë dhe t'i përdorim ato në jetën tonë të përditshme.
Oqeani i dijës
Përdorimi efektiv i teknologjisë në arsim ka ndryshuar mënyrën e arsimit dhe ka krijuar mundësi të shumta për mësimdhënie dhe mësimnxënje. Të dy palët mësuesit dhe nxënësit kanë përfituar nga teknologjitë e ndryshme arsimor. Mësimdhënësit duke e integruar teknologjinë në klasat e tyre dhe nxënësit duke u interesuar më shumë për të mësuar pëtmes teknologjisë si vegël edukative. Përdorimi i teknologjisë në arsim ka thyer kufijtë e mënyrës së komunikimit në mes të mësimdhënësve dhe nxënësveku ata mund të bashkëpunojnë në kohë reale duke përdorur teknologji të përparuara arsimore.Teknologjia ka ndihmuar në rritjen e edukimit virtual dhe mësimit në distancë. Përdorimi i teknologjisë në internet ka mundësuar mësimdhënësit të komunikojnë me nxënësit përmes postës elektronike. Shumë nxënës nga vendet në zhvillim janë duke përdorur teknologjinë e për të qenë pjesë e kurseve të avancuara të arsimit. Shumë universitete dhe kolegje kanë adaptuar kurset që ata ofrojnë duke krijuar klasa virtuale në internet. Mësimi virtual në internet është fleksibil dhe i përballueshëm, nxënësit mund të ndjekin kurset gjatë kohës së tyre të lirë dhe ata gjithashtu mund të kenë një shancë për të qenë në klasë me nxënësit e tjerë pa marrë parasysh prejardhjen e tyre.
TIK-u & mësimdhënësit
Teknologjia nuk mund të zëvendësojë mësimdhënësit. Parimi kryesor i përdorimi i TIK-ut në arsim është të aftësojë nxënësit të mësojnë përmes përdorimit të veglave teknologjike.
TIK-u në arsim nuk është të kesh pajisje të shtrenjta. Por, bëhet fjalë për përdorimin e TIk-ut në procesin arsimor. TIK-u duhet të përmirësojë procesin mësimor dhe të synojë përmirësimin e nivelit të arritshmërisë së nxënësve.
Teknologjia duhet të lehtësojë dhe nxisë mësimin individual. Nxënësit duhet të përdorin teknologjinë për të mësuar vetë me ndihmën e burimeve arsimore në internet duke mos e anashkaluar mësimdhënësit.
TIK-u si monedhë
Teknologjia e informacionit dhe komunikimit është si një monedhë e cila ka anët pozitive dhe negative. Ne duhet të vendosim kriteret pse dhe si duam ta përdorim TIK-un në mësimdhënie që të bëj më artaktive punën e mësimdhënësit në klasë. Përdorimi i teknologjisë me orë të tëra për shfrytëzimin e mediave sociale duhet të shmanget dhe të gjejmë mënyra të ndryshme për të përfituar maksimalisht në zhvillimin profesional. Nëse e përdorim atë për gjëra pozitive, do të ketë efekt pozitiv në jetën tonë dhe anasjelltas. Askush nuk do të kundërshtojë zhvillimin e teknologjisë në asnjë fushë, por zhvillimet duhet të jenë në një mënyrë pozitive në arsim dhe nuk duhet të kenë ndonjë ndikim negativ në gjeneratat e tanishme apo të ardhshme.
Në këtë varg të artikujve do të përfshihen edhe shumë pikëpamje të ndryshme për TIK-un në arsim.
Pjesa e parë ishte ta kuptojmë konceptet bazë se çka është teknologjia në arsim. Do të kemi edhe shumë pjesë tjera ku do të mundohemi t'i bëjmë sa më të qarta për të gjithë duke i prezantuar në mënyra të ndryshme. Këto janë disa nga temat:
- Pse është e rëndësishme përdorimi i TIK-ut në mësimdhënie dhe mësimnxënje;
- Çka na ofron TIK-u në mësimdhënie dhe mësimnxënje;
- Përparësitë e përdorimit të TIK-ut në arsim;
- Mënyrat efektive të përdorimit të teknologjisë për nxënësit;
- Metodat të ndryshme për përdorimin e TIK-ut nëarsim;
- Barrierat e përdorimit efektiv të TIK-ut në arsim;
- Ndikimi i TIK-ut në menaxhimin e kohës për mësim.
Për pyetje, komente apo edhe sygjerime ju lutem të më shkruani poshtë tek pjesa e komenteve apo edhe në emailin tim erzakelmendi2@gmail.com.
Falemnderit!
Comments
Post a Comment