Skip to main content

Posts

Showing posts from 2017

Të shkruajmë një fjalim - Plan Ditor

Plan ditor Ashtu siç kam premtuar po e shpërndaj një plan ditor të gjuhës angleze që ka për qëllim shkrimin. Por, mund të përdoret për të gjitha gjuhët e huaja që i mësojnë nxënësit e vendit tonë. Pjesa  në Gjuhën Shqipe është e hijëzuar. Writing a speech Të shkruajmë një fjalim Topic:  English - writing short speech    Tema : Gjuhë Angleze- të shkruajmë një fjalim të shkurtë Time:  40 Minutes   Koha: 40 minuta Class:  8 (25 Students)  Klasa: 8 (deri në 25 nxënës) Lesson Aims:  Students can expand their knowledge in writing short speech. Qëllimet e mësimit : Studentët mund të zgjerojnë njohuritë e tyre duke shkruar një fjalim  të shkurtë . Lesson objectives:   Recognised the format of short speech Practise writing speech based on given context. Objektivat e mësimit: Njohja e formatit të fjalimit të shkurtër Praktikoni të folurit e shkruar bazuar në kontekstin e dhënë. Reso...

Teknologjia si vegël ndihmëse

Teknologjia për mësimin e Gjuhës Angleze Me këtë artikull do të mundohem të tregoj për përdorimin e TIK-ut në mësimin e Gjuhës Angleze. Së pari do të prezantohet disa vegla elektronike (e-tools) dhe pastaj disa mënyra për vlerësim përmes TIK-ut.  Klasifikimi i veglave elektronike Veglat elektronike që përdoren në klasët e gjuhës angleze kanë treguar rezultate të larta në të mësuarin e gjuhëve të huaja. Në fakt, këto vegla e rrisin motivimin në të mësuar gjuhën në mënyrë korrekte ku për bazë ka parimet bazike në të mësuarit e gjuhës. Do t'i prezantoj në listë disa vegla duke i klasifikuar në bazë të funksionit të tyre.  Leximi dhe Shkrimi  Këto janë disa nga vegëzat ku mund të klikoni dhe të gjeni materiale të shumta elektronike që kanë qëllim lehtësimin e mësimit të shkrimit dhe leximit në gjuhën angleze.   https://webwhiteboard.com/ https://penzu.com https://www.wikispaces.com/content/classroom https://www.blogger.com/ Dëgjimi dhe të ...

Metodat dhe teknikat mësimore

Hyrje Zakonisht në afatet kur mbahen konkurset e punës për mësimdhënës nxiten shumë qështje nga vet ne si mësimdhënës. Se ku është vendi i punës, a po përshtatet me pritshëritë tona, kë do e kemi përballë nesh në panel vlerësues. Ndërkohë vjen një moment ku ndalemi në formulimin e pyetjeve dhe përgjigjeve në mendjen tonë.  Një çështje që kam rastisur është se pyetjet janë përafërsisht të njejta për secilin kandidat. Ato më bazike janë se çka janë metodat dhe teknikat dhe cilat janë ato.  Çka janë metodat? Metodat kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën mësimore pasiqë ato përcjellin ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor. Ato konsiderohen të jenë mënyrë, mjet dhe  formë veprimi në procesin e zhvillimit të një ore mësimore. Metodat e mësimdhënies janë çdo aktivitet që përdoret për qëllime edukative-arsimore.  Metodat ndahen në ato verbale, ilustrative, demostrimit, eksperimentale dhe laboratorike. Metoda verbale ndahen në monolog dhe ...

Çka na ofron TIK-u në mësimdhënie dhe mësimnxënie?

Planifikimi i mësimit është një ndër pikat kyçe kur përdorim TIK-un në mësim TIK-u në mësimdhënie dhe mësimnxënie nuk i bën mësimdhënësit të ndrrojnë rrjedhën e procesit mësimor.  Por, TIK-u mund të ndikoj që  mësimdhënësit të ndërrojnë metodologjinë e punës, duke dhënë kushte më të mira për ta.  Tik-u shihet si një vegël që e realizon orën ku ka për bazë 'nxënësi në qendër'. Në vende si Republika e Kosovës që në dekadën e fundit interneti është përdorur më së shumti në Gadishullin Ballkanik përdorimi i TIK-ut në arsim mungon kur e krahasojmë me faktin që teknologjia përdoret shumë. Megjithatë, Tik-u ofron përdorim më efektiv të mundur për mësimdhënësit dhe nxënësit. Ne si mësimdhënës mund t'i sfidojmë mënyrën e të menduarit të nxënësve duke iu ofruar atyre mënyra të ndryshme pune në grupe duke përdorur TIk-un. E gjithë kjo na lejon ta ndryshojmë faktin që në vendin tonë të përdoret më shumë metoda e mësuesit në qendër.  Përdorimi i TIK-ut si një vegël për p...

Shkollimi i shekullit XXI- Teknologjia në mësimdhënie dhe mësimnxënie

Rëndësia e teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie Teknologjia, Informimi dhe Komunikimi (TIK) është i rëndësishëm në edukimin fillor sepse i'u lejon fëmijëve të kërkojnë informatat që atyre i'u nevojitën për mësim dhe të prezantojnë çka kanë gjetur. Përderisa fëmijët tregojnë progres përmes sistemit shkollor, atyre i'u rritet përgjegjësia për mënyrën e mësimnxënies së tyre. Shumë mendojnë se TIK-u ka nevojë të jetë më mirë i integruar në kurrikulën shkollore, që secila shkollë të ofrojë që nxënësit të jenë të pavarur dhe të kenë qasje në mësimnxënie përmes TIK-ut. Përfitimet  Teknologjia është fenomen global dhe fëmijët që janë të mësuar me përdorimin e TIK-ut në baza ditore në moshë të hershme. Ata e kanë më të lehtë qasjen ndaj mënyrës së shkollimin të shekullit XXI. Të dijnë të përdorin TIK-un e bën më atraktive dhe më të lehtë që fëmijët të gjejnë dhe të përdorin informatat për mësimnxënie. Kurrikula shkollor nuk është e balancuar sa i përketë përdori...

Oqeani i dijes- Teknologjia në arsim

Gjatë dy dekadave të fundit, teknologjia zuri vend të rëndësishëm në jetën tonë . Ndalu një moment dhe mendo! Sa faqe në rrjetet sociale i ke të hapura në pajisjen tënde ?  Apo, sa foto ekrani 'screenshots' i ke bërë? A e ke  përfshirë atë që po e lexon tani? Pajisjet teknologjike e kanë ndryshuar mënyrën se si ne punojmë, mësojmë dhe madje se si zgjohemi në mëngjes. Komunikim në jetën tonë do të ishte i panjohur për punëtorët e së kaluarës për shkak të postës elektronike, video-konferencave, tab letëve, kompjuterëve, laptopëve dhe inovacioneve të tjera të fundit. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë koha jonë personale po varet nga pajisjet tona (telefonat e mençur 'smartphones') që i mbajmë afër nesh për çdo ditë. Por, a e kemi arritur pikën më të lartë të përdorimit të teknologjisë?- Vështirë. Risitë që sjellin lidhjet e vazhdueshme e fushave të ndryshme në përdorimin e TIK-ut (teknologjia e informacionit dhe komunikimit) në internet na bën të lidhemi edhe më sh...

Gjuha Angleze si 'Gjuha e mundësive'

Gjuha e mundësive! Ka shumë arsye për të mësuar gjuhën angleze si gjuhë ndërkombëtare.  Këtu do të shohim dhjetë arsye pse anglishtja është kaq e rëndësishme. Gjuha angleze si gjuha më e folur në botë Anglishtja është gjuha që do të mund të përdorësh më gjerësisht, siç flitet në më shumë vende se çdo gjuhë tjetër. Kjo do të thotë që anglishtja është gjuha që do t'ju japë rezultatet më të mira për përpjekjet tuaja; Të lëmë mënjanë sfidat intelektuale, ka shumë rëndësi të madhe se nëse shpenzojmë sasi të madhe kohe dhe përpjekje për të mësuar një gjuhë dhe të kemi rastin ta përdorim atë. Përveç vendeve që gjuhë kombëtare e kanë gjuhën anlgeze, 60 vende të 196 vendeve të botës kanë gjuhën anglezesi gjuhë të dytë zyrtare. Është gjuha e diplomacisë dhe gjuha zyrtare e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë. Në total, rreth 1.5 miliard njerëz flasin anglisht në botë - dhe një miliardë janë në proces të mës...