Skip to main content

Teknologjia si vegël ndihmëse

Teknologjia për mësimin e Gjuhës Angleze

Me këtë artikull do të mundohem të tregoj për përdorimin e TIK-ut në mësimin e Gjuhës Angleze. Së pari do të prezantohet disa vegla elektronike (e-tools) dhe pastaj disa mënyra për vlerësim përmes TIK-ut. 

Klasifikimi i veglave elektronike

Veglat elektronike që përdoren në klasët e gjuhës angleze kanë treguar rezultate të larta në të mësuarin e gjuhëve të huaja. Në fakt, këto vegla e rrisin motivimin në të mësuar gjuhën në mënyrë korrekte ku për bazë ka parimet bazike në të mësuarit e gjuhës. Do t'i prezantoj në listë disa vegla duke i klasifikuar në bazë të funksionit të tyre. 

Leximi dhe Shkrimi 

Këto janë disa nga vegëzat ku mund të klikoni dhe të gjeni materiale të shumta elektronike që kanë qëllim lehtësimin e mësimit të shkrimit dhe leximit në gjuhën angleze. 

Dëgjimi dhe të folurit

  • Video dhe skedarë audio;
  • Podkastet (audio të realizuara vullnetarisht) dhe vodkas (audio të realizuara vullnetarisht);
  • Ndarja e audiove dhe videove si biblotekë në Youtube (përfshinë leximin e librave të ndryshëm)

Vlersësimi elektronik

  • Përgatitja e testeve të ndryshme online përmes Google Forms;
  • Ndarja në Google Classroom (klasa virtuale) e detyrave të shtëpisë;
  • Përdorimi i email-ës për informimin e prindërve për vlerësim.

Përmbledhje

Programe e ndryshme për mësimin e gjuhës angleze mund të ndahen në dy lloje. E para: 
Ka shume programe ku mund të realizohet komunikimi momental si diskutimet grupore përmes Skype, konferencat online, video përmes Facebook.
Kurse, e dyta:
Përfshihen programe që mund të kemi qasje kurdo që ne kemi kohë apo edhe mund të përgjigjemi me afat të caktuar nga mësimdhënësi. Këtu përfshihet email (Unë preferoj përdorimin e Gmail), video e derguar në Google Classroom apo në grupe ku ne komunikojmë me nxënësit.   
Shumë programe rrisin mësimin e leximit dhe shkrimit. Ato janë gazetat online, revista të ndryshme shkollore, wifi dhe librat elektronik. (Në fund të artikullit mund t'i gjeni vegëzat.) Këto programe përfshijnë materiale elektronike ku mund të bashkëpunohet edhe me individë të vendeve të ndryshme. Shembuj për këto vegla janë blog, wikispaces dhe Penzu.
Ngjajshëm librat elektronik përfshijnë shumë funksione. Nxënësit i përdorin ato për të zhvilluar shkathtësitë e leximit në gjuhën angleze. Për shembull, librat elektronik përveç si libër ato i gjejmë edhe si audio të lexuara nga folës që kanë gjuhë amtare gjuhën angleze. Në këto libra ne mund të kemi qasje në shumë mjete elektronike si telefoni, laptopi, tabletat etj.
Me këtë artikull jam munduar të bëj ndarjen klasifikimin e veglave për mësimin e gjuhës angleze. Disa nga këto vegla janë të dizajnuara për përdorim të tyre në klasë dhe disa tjera për t'i ndihmuar nxënësit të tregojnë kreativitetin e tyre.  
VEGËZAT:
https://penzu.com/
https://wikiedu.org/
https://classroom.google.com
https://www.google.com/forms/about/

Comments

Popular posts from this blog

Metodat dhe teknikat mësimore

Hyrje Zakonisht në afatet kur mbahen konkurset e punës për mësimdhënës nxiten shumë qështje nga vet ne si mësimdhënës. Se ku është vendi i punës, a po përshtatet me pritshëritë tona, kë do e kemi përballë nesh në panel vlerësues. Ndërkohë vjen një moment ku ndalemi në formulimin e pyetjeve dhe përgjigjeve në mendjen tonë.  Një çështje që kam rastisur është se pyetjet janë përafërsisht të njejta për secilin kandidat. Ato më bazike janë se çka janë metodat dhe teknikat dhe cilat janë ato.  Çka janë metodat? Metodat kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën mësimore pasiqë ato përcjellin ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor. Ato konsiderohen të jenë mënyrë, mjet dhe  formë veprimi në procesin e zhvillimit të një ore mësimore. Metodat e mësimdhënies janë çdo aktivitet që përdoret për qëllime edukative-arsimore.  Metodat ndahen në ato verbale, ilustrative, demostrimit, eksperimentale dhe laboratorike. Metoda verbale ndahen në monolog dhe ...

Shkollimi i shekullit XXI- Teknologjia në mësimdhënie dhe mësimnxënie

Rëndësia e teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie Teknologjia, Informimi dhe Komunikimi (TIK) është i rëndësishëm në edukimin fillor sepse i'u lejon fëmijëve të kërkojnë informatat që atyre i'u nevojitën për mësim dhe të prezantojnë çka kanë gjetur. Përderisa fëmijët tregojnë progres përmes sistemit shkollor, atyre i'u rritet përgjegjësia për mënyrën e mësimnxënies së tyre. Shumë mendojnë se TIK-u ka nevojë të jetë më mirë i integruar në kurrikulën shkollore, që secila shkollë të ofrojë që nxënësit të jenë të pavarur dhe të kenë qasje në mësimnxënie përmes TIK-ut. Përfitimet  Teknologjia është fenomen global dhe fëmijët që janë të mësuar me përdorimin e TIK-ut në baza ditore në moshë të hershme. Ata e kanë më të lehtë qasjen ndaj mënyrës së shkollimin të shekullit XXI. Të dijnë të përdorin TIK-un e bën më atraktive dhe më të lehtë që fëmijët të gjejnë dhe të përdorin informatat për mësimnxënie. Kurrikula shkollor nuk është e balancuar sa i përketë përdori...

Communicating with words

Communicating with words Words are the building blocks of our communication whether we speak them or write them. Words are the means by which other people understand our thoughts and ideas. Without words to express what we want to communicate we become frustrated. The sad thing is we are losing words from our language faster than you think. Do you know why? Archaic words In this animation you will see a number or words that are no longer used or are used rarely. See if you have heard any of them. Drop the terms to the definitions to see if you have a match. Lost words A cartoon character of a roman aristocrat stands bewildered with his sandal undone and the leather thong that would have wound around his leg is tangled around his ankle. He calls; Could somebody come and tie my latchet? The list of rare words in the previous animation was gathered from a random glance through a dictionary published only in 1962 and it only represents half...