Skip to main content

Shkollimi i shekullit XXI- Teknologjia në mësimdhënie dhe mësimnxënie

Rëndësia e teknologjisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie

Teknologjia, Informimi dhe Komunikimi (TIK) është i rëndësishëm në edukimin fillor sepse i'u lejon fëmijëve të kërkojnë informatat që atyre i'u nevojitën për mësim dhe të prezantojnë çka kanë gjetur. Përderisa fëmijët tregojnë progres përmes sistemit shkollor, atyre i'u rritet përgjegjësia për mënyrën e mësimnxënies së tyre. Shumë mendojnë se TIK-u ka nevojë të jetë më mirë i integruar në kurrikulën shkollore, që secila shkollë të ofrojë që nxënësit të jenë të pavarur dhe të kenë qasje në mësimnxënie përmes TIK-ut.

Përfitimet 

Teknologjia është fenomen global dhe fëmijët që janë të mësuar me përdorimin e TIK-ut në baza ditore në moshë të hershme. Ata e kanë më të lehtë qasjen ndaj mënyrës së shkollimin të shekullit XXI. Të dijnë të përdorin TIK-un e bën më atraktive dhe më të lehtë që fëmijët të gjejnë dhe të përdorin informatat për mësimnxënie. Kurrikula shkollor nuk është e balancuar sa i përketë përdorimit të TIK-ut, përdorimi i TIK-ut mund të arrijë që të ngris potencialin e nxënësve në nivel ndërkombëtar në të gjitha aspektet. 

Efektet

Fëmijët në shkollë fillore që dijnë të përdorin teknologjinë për arsye të ndryshme zakonisht për lojëra, nuk e dijnë qasjen që TIK-u mund të përdoret për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Sipas studimeve të bëra nga Ofsted (2009) kanë treguar që fëmijët e shkollave fillore dijnë të përdorin teknologjinë shumë mirë edhe pa e njohur ende alfabetin. Megjithatë, hamendësohet që nëse nuk përdoret  TIK-u në shkollë, ata do të kenë rezultate të ulta në të nxënë.

Potencialet

Teknologjia, informimi dhe komunikimi është e rëndësishme për mësimdhënie dhe mësimnxënie sepse i jep hapësirë mësimdhënësve për të përdorur materiale nga më të ndryshmet dhe nga mbarë bota. Kurse, sa më herët që fëmijët fillojnë të përdorin teknologjinë për të marrë informata ose edhe për të mësuar duket filluar nga shqiptimi i numërave ose edhe alfabeti ku të gjitha këto gjenden në internet. Është e rëndësishme që të përdoret TIK-u në mësimdhënie dhe fëmijët t'i kenë të njohura mënyrat e të mësuarit përmes teknologjisë dhe këto shkathtësi do të i'u nevojiten në të ardhmen. 



Comments

Popular posts from this blog

Metodat dhe teknikat mësimore

Hyrje Zakonisht në afatet kur mbahen konkurset e punës për mësimdhënës nxiten shumë qështje nga vet ne si mësimdhënës. Se ku është vendi i punës, a po përshtatet me pritshëritë tona, kë do e kemi përballë nesh në panel vlerësues. Ndërkohë vjen një moment ku ndalemi në formulimin e pyetjeve dhe përgjigjeve në mendjen tonë.  Një çështje që kam rastisur është se pyetjet janë përafërsisht të njejta për secilin kandidat. Ato më bazike janë se çka janë metodat dhe teknikat dhe cilat janë ato.  Çka janë metodat? Metodat kanë rëndësi të veçantë në teorinë dhe praktikën mësimore pasiqë ato përcjellin ecurinë e zhvillimit të procesit mësimor. Ato konsiderohen të jenë mënyrë, mjet dhe  formë veprimi në procesin e zhvillimit të një ore mësimore. Metodat e mësimdhënies janë çdo aktivitet që përdoret për qëllime edukative-arsimore.  Metodat ndahen në ato verbale, ilustrative, demostrimit, eksperimentale dhe laboratorike. Metoda verbale ndahen në monolog dhe ...

Communicating with words

Communicating with words Words are the building blocks of our communication whether we speak them or write them. Words are the means by which other people understand our thoughts and ideas. Without words to express what we want to communicate we become frustrated. The sad thing is we are losing words from our language faster than you think. Do you know why? Archaic words In this animation you will see a number or words that are no longer used or are used rarely. See if you have heard any of them. Drop the terms to the definitions to see if you have a match. Lost words A cartoon character of a roman aristocrat stands bewildered with his sandal undone and the leather thong that would have wound around his leg is tangled around his ankle. He calls; Could somebody come and tie my latchet? The list of rare words in the previous animation was gathered from a random glance through a dictionary published only in 1962 and it only represents half...